Shqiperia

Kryemadhi: Rama ka 180 vajza të reja në Kryeministri, se për ca i do!

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ironizuar punësimet, sipas saj të fryra, në institucionin e Kryeministrisë.

Kryemadhi, në emisionin “5 Pyetje nga Babaramo”, u pyet lidhur me shkurtimet e paralajmëruara nga Rama në administratë dhe u përgjigj se institucioni ku duhet të bëhen shkurtime është Kryeministria, pasi ka më shumë punonjës se asnjëherë më parë.

“Duhet shkurtuar kryeministria, ka 600 punonjës… ka 180 vajza të reja. Se ça bëjnë një zot e di dhe që paguhen me rroga. Nëse ka agjenci që duhen shkurtuar është agjencia e kryeministrisë”, tha Kryemadhi.

OPINIONE