Shqiperia

Kryemadhi: Tahiri më ka përgjuar. Opozita po përgjohet edhe tani nga Rama

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka treguar se pajisja e përgjimit IMSI capcher që është përdorur për përgjime në Tiranë është futur me anë të drejtorisë së Burgjeve dhe më pas Saimir Tahiri e përdori për përgjime.

‘Ju e dini shumë mirë që aparatura e përgjimit hyri nëpërmjet Drejtorisë së Burgjeve, që e përdori Saimir Tahiri.

Kështu që unë nuk kisha asnjë informacion që të përgjoja as drogaxhinjtë, as trafikantët, as politikanët.

Përkundrazi, kam qenë viktimë e përgjimit.

Jeni përgjuar nga zoti Tahiri?

Nga Zoti Tahiri, nga ai tjetri i SHIK-ut, Rama. Nuk e kam problem fare unë atë historinë e përgjimit, biles më mirë. Se ajo të mban edhe në tempus’,- deklaroi Kryemadhi.

E pyetur nga gazetari Koka nëse edhe ajo ka rënë viktimë e përgjimeve, Kryemadhi e ka pranuar që ‘po’, ndërsa shtoi se edhe tani po bëhen përgjime./ tpz

OPINIONE