Kryeministri çek: Italianët nuk duhet të udhëtojnë jashtë vendit

Kryeministri çek, Andrej Babis i bëri thirrje sot Italisë t’u kërkonte qytetarëve të saj të mos udhëtojnë jashtë vendit, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri që çoi vendosjen në karantinë të një të katërtës së italianëve.

Republika Çeke regjistroi 26 raste të reja koronavirusi. Rreth 1 100 persona janë vendosur në karantinë.

“Mendoj se është e rëndësishme që kryeministri Giuseppe Conte t’u kërkojë italianëve të mos dalin nga Italia”, deklaroi Babis.

“Italianët nuk duhet të udhëtojnë në Europë sepse shumica e rasteve në Gjermani, në Francë dhe në Spanjë (…) vijnë nga Italia”, theksoi Babis./BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne