Kryeministri i Palestinës i dorëzon kompetencat Kryetari të Shtetit, Mahmud Abbas

Pas vendimit rekomandues për krijimin e qeverisë së re të marrë nga Komiteti Qendror i Lëvizjes Fatah, Kryeministri i Palestinës, Rami el-Hamdallah i la Kryetarit të Shtetit, Mahmud Abbas iniciativën e udhëheqjes së qeverisë.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga zëdhënësi i qeverisë së Palestinës, Yusuf el-Mahmud bëhet e ditur se Komiteti Qendror i Lëvizjes Fatah pasi mori vendimin rekomandues për krijimin e një qeverie të re, që do të përbëhet nga grupe dhe persona të pavarur nën çatinë e Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Kryeministri Hamdallah e la udhëheqjen e qeverisë në dispozicionin e Abasit.

Ky i fundit priti me kënaqësi këtë zhvillim.

Në deklaratën me shkrim të bërë pas mbledhjes së Komitetit Qendror, të zhvilluar me kryesimin e Kryetarit të Shtetit, Mahmud Abbas ditën e diel në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, që është i pushtuar, ishte bërë e ditur se ishte marrë vendimi rekomandues për të krijuar një qeveri të re dhe në të njëjtën kohë të krijohet një komitet për të bërë konsultime në lidhje me këtë temë me grupet Organizatës për Çlirimin e Palestinës.

Edhe një zyrtar nga Lëvizja Fatah një ditë më parë kishte bërë të ditur se është tendenca që në vend të qeverisë së kompromisit të krijohet një qeveri e re. Ai deklaroi se autoritetet e Fatah ka treguar kandidatin për kryeministër por nuk përmendi emrin e këtij kandidati.

Organizata për Çlirimin e Palestinës pranohet nga Liga Arabe dhe Kombet e Bashkuara si përfaqësuesi i vetëm legjitim i palestinezëve. Brenda kësaj organizate krahas Fatahut dhe Frontit Çlirimtar Popullor të Palestinës, bëjnë pjesë edhe grupe si Fronti Çlirimtar i Palestinës, Fronti Çlirimtar Arab dhe Partia Popullore e Palestinës.

Që nga viti 2007 e deri më sot, kur Hamasi ka ardhur në udhëheqje në Gazë, në Palestinë përjetohet përçarje politike. Kurse në kuadër të negociatave të zhvilluara në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, në 12 tetor 2017 u nënshkrua “marrëveshja e kompromisit, që i dha fund përçarjes në Palestinë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne