Kryeparlamentari iranian dënon qëndrimin anti-islam të zyrtarëve francezë

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammand Bagher Ghalibaf reagoi ndaj qëndrimit anti-islam në rritje kohët e fundit të zyrtarëve francezë.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Ghalibaf dënoi publikimin e karikaturave me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed dhe qëndrimin e zyrtarëve francezë që nxisin qëndrimin anti-islam në vend.

“Muslimanët dhe ata që besojnë në teuhid të gjithë së bashku dënojnë njëherësh armiqësinë e ulët që liderët kokëfortë dhe pa mend të Francës kanë për profetin e mëshirës. Të këqijat e këtyre personave të pandershëm tregojnë mosbesimin e tyre tek Zoti dhe armiqësinë e tyre kundër të gjitha feve qiellore”, tha Ghalibaf në deklaratën e tij.

Deklaratat e një pjese të madhe të politikanëve me objektiv Islamin dhe muslimanët pas vrasjes me prerjen e kokës të një mësuesi që u tregoi nxënësve në mësim karikatura me përmbajtje ofenduese ndaj profetit Muhammed më 16 tetor, shkaktuan debate dhe protesta në botën islame.

Ndërkohë presidenti francez, Macron në një deklaratë tha se nuk do të tërhiqen nga publikimi i karikaturave kundër profetit Muhammed./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne