Kryetarja e Bashkisë Sancaktepe të Stambollit sulmohet në Londër nga përkrahësit e PKK-së

Kryetarja e bashkisë Sanxhaktepe (Sancaktepe) të Stambollit, Shejma Doyxhy (Şeyma Döğücü) u sulmua nga përkrahësit e organizatës separatiste terroriste PKK në kryeqytetin Londër të Anglisë.

Në deklaratën e saj Shejma Doyxhy tha se rastësisht qëlloi në protestat e përkrahësve të organizatës separatiste terroriste PKK në Londër, ku ndodhej për pjesëmarrje në mbledhjen e Unionit Ndërkombëtar të Bashkive në Londër.

Duke vënë në dukje që përkrahësit e PKK-së në duar mbanin pankarta me mbishkrimi kundër Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe me akuza që Turqia po vret civilët, kryetarja Doyxhy tha se “Ne nuk mund dhe nuk qëndruam indiferent ndaj gënjeshtrave, shpifjeve dhe fyerjeve. Unë reagova duke thënë ‘po gënjeni’. Ata na sulmuan me shtiza të flamujve dhe shkopinj. Me ne ishin vetëm dy policë dhe ata ishin të pamjaftueshëm”.

Doyxhy më tej shtoi se me ndërhyrjen e bashkëshortit të saj dhe këshilltarit ajo u largua nga vendi i ngjarjes.

“Pa marrë parasysh nën çfarë kushtesh, ne do të vazhdojmë të flasim të vërtetën të gjithë botës nën udhëheqjen e Presidentit tonë duke qëndruar drejt, përballë padrejtësive ndaj vendit tonë, kombit tonë dhe Presidentit tonë”, tha Doyxhy.

Pas fillimit të Operacionit “Burimi i Paqes” për të shkatërruar korridorin terrorist, përpjekjet për formimin e të cilit bëheshin në kufirin jugor të Turqisë dhe për të sjellë paqe dhe qetësi në rajon, përkrahësit e PKK-së po organizojnë protesta në qytete të ndryshme të Evropës.

Pavarësisht se PKK-ja është në listën e organizatave terroriste në Evropë, vendet evropiane lejojnë mbështetësit e kësaj organizate të organizojnë protesta me paçavure që simbolizojnë organizatën terroriste./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne