Opinion

Kujt i shërben vaksinimi?!

Nga Av. Faik MIFTARI

Para ca ditësh mikrobiologu nga Kaçaniku Lul Raka paralajmëroi se në shtator duhet të vaksinohen 500.000 qytetarë të Kosovës  nga gripi sezonal, pasi që krahas korona virusit COVID-19 tani do të kemi edhe një armik më shumë”.  

Gripi sezonal nuk është që sivjet për herë të parë do të paraqitet dhe duhet parandaluar atë me çdo kusht me vaksinimin e 500.000 qytetarëve të Kosovës. Ai denbabaden çdo herë ka ardhur gjatë stinës së vjeshtës dhe dimrit dhe më paku çdo vit rreth 200.000qytetarë sëmuren me këtë grip, duke u nis nga fëmijë e gjer te pleqtë. Në rastet e caktuara  një kategori e popullatës së moshës së shtyrë kanë marrë gjatë sezonit të dimrit vaksinën për të përballuar më lehtë gripin sezonal për shkak të imunitetit të tyre të dobësuar.

Insistimi i  Lul Rakës për të vaksinuar 500.000 qytetar të Kosovës kundër gripit sezonal, që përpara nuk ka ndodh kurrë që të vaksinohen një numër aq i madh i qytetarëve, në të vërtetë paraqet rrezikun e  rritjes së numritqytetarëve që pas kryerjes së testimit të dalin pozitiv nga korona virusi COVID-19, pas pranimit të vaksinës kundër gripit sezonal. Këtë e pohon doktori i shkencës dhe doktori i mjekësisë, infektologia dhe virologia e njohur botërore JudyMikovits, e cila në deklaratën e saj për këtë ka cek:” Vaksina kundër gripit sezonal rrit për 36% numrin e qytetarëve që do të infektohen me korona virusin COVID-19”. Ashtu që sipas insistimit të Lul Rakës nga 500.000 qytetar të Kosovës që do të  vaksinohen kundër gripit sezonal do të kemi 180.000 qytetar potencial të Kosovës që mund të dalin pozitiv dhe të infektohen me korona virus.  Nga kjo mund të kuptojmë qëllimin përfundimtar për të vaksinuar tërë planetin si “parandalim nga korona virusi”, për tëzbatuar  në praktikë  insistimin dhe përpjekjen e BillGatesit se: ”Normaliteti do të kthehet gjersa vaksinojmë të gjithë qytetarët e botës dhe atëherë pandemia globale përfundon”.

Lufta dhe përpjekja  për të vërtetën për të dal në shesh është një proces i gjatë, e jo gjendje përfundimtare, e cila dalë nga dal çdo ditë e më tepër po del në shesh në opinionin publik kombëtar dhe ndërkombëtar, përkundër censurës të paparë gjer tani në historinë më të re të civilizimit njerëzor që është duke u ndërmarr nga mediat elektronike dhe të shkruara, sikurse edhe nga rrjetet sociale kryesore botërore lidhur me mendimet e shprehura ndryshe nga versioni zyrtar i OBSH-së lidhur me pandeminë e korona virusit COVID-19.

Si ilustrim, do të përshkruaj rastin e qytetarëve të Kroacisë në ballafaqimin e tyre me pandeminë e gripit të derrave në vitin 2009 gjatë së cilës si parandalim nga gripi i derrave janë vaksinuar 20.000 qytetar të Kroacisë. Prej 20.000 qytetarëve të vaksinuar nga efektet anësore të vaksinimit kanë pësuar 5 qytetarë të Kroacisë, 2 kanë vdekur, ndërsa 3 kanë mbet invalid të përjetshëm në shkallë 80-100%. Para pranimit të vaksinimit në udhëzim ka shkruar se pacientët  njoftohen për efektet anësore të vaksinës, në të vërtet asnjëri nga pacientët nuk është njoftuar me këtë paralajmërim të udhëzimit të shkruar para pranimit të vaksinës. Edhe pse është paralajmëruar nga prodhuesi i vaksinës se vetëm 1 pacient në 1 milion raste mund të pësojë efekte anësore, në realitet në Kroaci si pasojë e efekteve anësore shumë të rrezikshme është paraqitur 1rast në 4000 pacient që është një përqindje jashtëzakonisht e madhe e efekteve anësore. Për shkak se kompania farmaceutike që ka prodhuar vaksinën nuk ka marr përsipër kurrfarë përgjegjësie për kompensimin e dëmit lidhur me shkaktimin e efekteve anësore të vaksinës së dhënë, familjarët e 2 qytetarëve të vdekur dhe 3 invalid të mbetur nga vaksina e pranuar kundër gripit të derrave nëpërmjet avokatit të tyre kanë ngritur padi për kompensimin e dëmit kundër Ministrisë së Shëndetësisë, lënda e së cilëve gjendet në procedurë gjyqësore.

Këtë shembull që ilustrova me rastin e Kroacisë duhet të shërbej të gjithë atyre qytetarëve të Kosovës që eventualisht vendosin vullnetarisht të vaksinohen nga vaksina kundër korona virusit COVID-19 si mostër për të vepruar, ashtu që para vaksinimit të përpilojnë kontratën e vaksinimit te avokati përkatës me Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës, pasi që kompanitë farmaceutike veç kanë paralajmëruar me kohë se nuk do të marrin mbi vete përgjegjësinë për kompensimin e dëmeve në rast të paraqitjes së efekteve anësore nga vaksinimi nga korona virusi. Kontrata e tillë e përpiluar  dhe enënshkruar nga qytetari përkatës dhe Ministria e Shëndetësisë, do të shërbejë si provë para gjyqit gjatë parashtrimit të padisë për kompensim të dëmit, nga  familjarët në rast të vdekjes së qytetarit nga efekti anësor i vaksinës kundër korona virusit COVID-19, apo të qytetarëve të mbetur invalid. Edhe pse qëllimi i kompensimit të dëmit është vendosja e gjendjes e cila ka ekzistuar para shkaktimit të dëmit, ky kompensim dëmi sado i madh që të jetë, i realizuar në procedurë gjyqësore, me rastin e vdekjes apo mbetjes invalid si pasojë e efektit anësor të vaksinës , në asnjë mënyrë nuk do të kthejë në jetë njeriun e vdekur, apo invalidin në gjendjen e shëndetshëm, por do të shërbej sadopak si satisfakcion  të dëmtuarit i cili ka mbet invalid për të lehtësuar jetën vetvetes dhe e zbut sadopak  dhembjen materiale dhe shpirtërore të cilin e ka përjetuar me rastin e vaksinimit me vullnet të lirë nga korona virusiCOVID-19.

Të gjithë qytetarë tjerë që nuk dëshirojnë të vaksinohen jo vetëm kundër vaksinës së korona virusit, por edhe asaj të vaksinës kundër gripit sezonal, nuk mundet askush me detyrim çfarëdo qoftë ai, penal apo me gjobë nga ekzekutivi-qeveria të detyrojë qytetarët e vet të vaksinohen përkundër dëshirës së tyre, pasi që kjo nuk do të jetë vetëm shkelje flagrante e lirive dhe të drejtave njerëzore me drejtën pozitive kombëtare dhe konventat ndërkombëtare, por dhe në kundërshtim të plotë me nenin 26 të Kushtetutës së Kosovës e cilagaranton të drejtën e integritetit personal: “Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin: (1) të drejtën që të marrë vendime lidhur me reprodukimin, sipas rregullave dhe procedurave të përcaktuara me ligj; (2) të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin; (3) të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit të tij/saj në pajtim me ligjin; (4) të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të saj/tij.

Për efektet anësore të vaksinimit kundër korona virusit COVID-19 do të jetë përgjegjëse Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Shëndetësisë e cila pas miratimit nga Kuvendi të  Ligjit për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 i cili ka hyrë në fuqi me datë 26.08.2020, pasi që sipas nenit 17 paragrafi 4 parasheh vaksinimin e detyrueshëm të qytetarëve të Kosovës: Shpenzimet për vaksinën antiCOVID-19 dhe për vaksinimin e detyrueshëm i mbulon Qeveria e Republikës së Kosovës nga buxheti i Kosovës, nga donatorët apo përmes kredive që i merr Qeveria e Kosovës” , i cili është në kundërshtim të plotë me nenin 26 të Kushtetutës së Kosovës, dhe si i tillë është kundërkushtetues.

Në përmbyllje të këtij opinioni, çdo qytetar duhet të mendojë  mirë  para se të vendosvaksionohet me vullnet të tij të lirë kundër korona virusit COVID-19, duke pas parasysh në dijeni të gjitha efektet anësore të vaksinimit të cilët mund të shkaktojnë vdekjen apo mbetjen invalid të përjetshëm. Deputetët e Kuvendit të Kosovës në krye me kryeparlamentaren znj. Vjosa Osmanin si avokuese e Ligjit për pandeminë do të mbesin përherë të shënuar në histori që nëpërmjet Ligjit të aprovuar në Kuvend lejuan vaksinimin e detyrueshëm të qytetarëve të Kosovës, me të cilin ia mundësuan ekzekutivit të Kosovës – Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Shëndetësisë të kryejë vaksinimin e detyrueshëm kundër korona virusit COVID-19, i cili do të sjell pasoja  për jetën  dhe shëndetin e atyre qytetarëve eventual të Kosovës që dovaksinohen e që mund të pësojnë nga efektet anësore të vaksinimit.

Nëpërmjet Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, Kosova do të obligojë qytetarët e vet me vaksinim të detyrueshëm, që në këtë aspekt ia tejkalojnë edhe  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aq më tepër kur para ca ditësh zyrtari i presidentit amerikan Donald Trump i emëruar për menaxhimindhe përcjelljen e korona virusit COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anthony Fauci  ka deklaruar: Unë nuk mendoj se do të shihni ndonjëherë një miratim të detyrueshëm të vaksinimit, nëse dikush refuzon vaksinën, atëherë nuk ka asgjë që mund të bësh për këtë. Ju nuk mund ta detyroni dikë të marrë një vaksinë”./gazetaimpakt 

OPINIONE

INTERVISTA