Bota

Kundërshtohet me zjarr vizita e Papës në Kili

Pope Francis celebrates a Jubilee mass for catechists, at the Vatican, Sunday, Sept. 25, 2016. (AP Photo/Andrew Medichini)

Policia kiliane njoftoi sot se disa vandalë të maskuar, dogjën një autobus dhe shpërndanë broshura në shenjë proteste për vizitën e paralajmëruar nga Papa Francis, në rajonin jugor, që grupi indigjen Mapuche pretendon se është territor i paraardhësve të tyre.

Policia tha të premten se sulmi i me zjarr u zhvillua në rajonin Araucania, rreth 600 kilometra në jug të kryeqytetit kilian. Në broshura shkruhej “Zjarr në kisha. Papa Francis: Ju nuk jeni të mirëpritur në Araucania”, raporton National post.

Papa do të vizitojë Kilin nga data 15 deri më 18 janar dhe do të udhëheqë një mision në Temuço, kryeqyteti i rajonit Araucania, më 17 janar.

Mapuche është grupi më i madh indigjen i Kilit. Ata i rezistuan pushtimit spanjoll për 300 vite, derisa sulmet ushtarake në fund të shekullit të 19-të i detyruan të zhvendosen në jug të lumit Bio Bio. Qeveria pastaj inkurajoi emigrantët evropianë të kolonizojnë zonën.

OPINIONE