Kuptimi i Operacionit Dega e Ullirit

Nga Mevlüt Çavuşoğlu, Ministër i Punëve të Jashtme i Turqisë

Botuar në revistën “Foreign Policy”

Panorama e zymtë në Lindjen e Mesme nuk duhet të errësojë faktin se paqja mund të arrihet. Kushti kryesor për sigurimin e paqes duhet të jetë ruajtja e tërësisë territoriale të shteteve. Kjo do të thotë kundërshtosh të gjitha forcat, përfshirë edhe terroristët e DEASH-it dhe të PKK/YPG, të cilët ekzistojnë vetëm për të vazhduar distopinë e tyre për të sakrifikuar të tjerët dhe falë mbështetjes së fuqive të huaja. Duhet kundërshtuar dhe duhet mposhtur vizioni i tyre për masakrat që nuk kanë fund.

DEASH në aspektin ushtarak është mposhtur në një masë të madhe, por kjo nuk është realizuar vetëm falë një goditjeje vendimtare të grupeve të stërvitur dhe të armatosur nga SHBA. DEASH është mposhtur falë përpjekjeve të vendosura të ushtrisë irakiane dhe të një koalicioni global i vënë në lëvizje nga Turqia. Anët e dobëta të DEASH-it kanë dalë më në pah pasi Turqia u bë ushtria e vetme e

NATO-s që i shkatërroi terroristët në Xherablus në veri të Sirisë. Mundësia për të rigrumbulluar forcat nga DEASH tashmë pengohet falë përpjekjeve të vendosura të koalicionit, ku përfshihet Turqia, i cila ka listën më të gjerë me emrat e luftëtarëve terroristë të huaj dhe po zhvillon operacionin më të madh civil në botë kundër DEASH-it.

Nuk do të zhduket lehtësisht interesimi për ideologjitë e DEASH-it, Al Kaedës dhe të organizatave të tjera në varësi të tyre. Edhe para DEASH-it, në rrugët tona ka pasur aksione terroriste dhe aksione të tillë do të vazhdojnë pavarësisht operacioneve të armatosura të DEASH-it në Lindjen e Mesme. Lufta kundër terrorizmit duhet të vazhdojë me të gjitha forcat, por duke i kushtuar kujdes më të madh mbledhjes në kohë të informacioneve të shërbimeve të inteligjencës, masave financiare, masave kundër radikalizimit dhe rekrutimit të elementëve të rinj.

Një ndër pikat e mosmarrëveshjeve me SHBA-të është politika e tyre për të armatosur PKK/YPG-në, ndonëse dihet historia terroriste e këtyre organizatave.

Kjo është një politikë e diskutueshme në aspektin legal dhe moral, e përgatitur nga administrata e Obamës në ditët e fundit të saj dhe që në një farë mënyre u transferua në administratën e Trampit. SHBA u dhanë materiale të gjithë kritikëve dhe kundërshtarëve të tyre duke vendosur të bëjnë aleancë me terroristët, ndonëse kishin një aleancë 66-vjeçare me Turqinë, e cila është një ndër shënjestrat kryesore të këtyre terroristëve.

Unë kënaqem kur shikoj se shumë aleatë tanë në NATO janë distancuar nga kjo politikë, e cila bie në kundërshtim me vlerat që përfaqëson Aleanca jonë. Kjo politikë e SHBA-ve në të njëjtën kohë bie në kundërshtim me interesat tona të përbashkëta në rajon dhe më gjerë. Unë shpresoj se kolegu im Mike Pompeo, i emëruar në detyrën e Sekretarit të Shtetit, dhe këshilltari për sigurinë kombëtare.

Ambasadori John Bolton do të shikojnë si një përparësi korrigjimin e kësaj linje. Iraku, Siria, Jemeni, Libia dhe vendet e tjera në Lindjen e Mesme ndodhen përballë një presioni shkatërrues të forcave transnacionale që rrezikojnë ekzistencën e këtyre vendeve. Vështirësitë që hasin këto vende shërbejnë si justifikim dhe krijojnë mundësi për ndërhyrje nga të gjitha vendet dhe aktorët joshtetërorë. Rezultat i tyre nuk janë vetëm lumenjtë e gjakut, por edhe një emigrim masiv dhe një presion terrorist ndaj Turqisë dhe pjesës tjetër të Europës që është në prag të derës. Kaosi që ekziston në këto vende në të njëjtën kohë shërben si inkubator për urrejtje dhe kërcënime kundër SHBA-ve. Shtetet kombe që rezistojnë duhet të ngrenë themelet e çdo rendi dhe stabiliteti në Lindjen e Mesme. Vizioni i Beshar Esadit, në fund të fundit, do të humbasë, por Siria e bashkuar duhet të fitojë këtë luftë të gjatë.

Operacioni Dega e Ullirit i organizuar nga Turqia, i cili përfshin edhe veprime ushtarake në brendësi të Sirisë, është një operacion i ligjshëm mbrojtës para së gjithash kundër sulmeve terroriste kundër qendrave tona të banimit të ndërmarra nga terroristët, agresiviteti i të cilëve është dokumentuar që më parë. Turqia, që ka mirëpritur 3,5 milionë sirianë, me Operacionin Dega e Ullirit në të njëjtën kohë synon të eliminojë pengesat për arritjen e paqes në Siri, të cilat janë vendosur nga kundërshtarët e së ardhmes unitare të Sirisë. Kampet e mëdha terroriste të PKK/YPG-së në kufijtë tanë u shërbejnë dy synimeve. Së pari, të hapin një front shtesë kundër Irakut të Veriut për veprimet terroriste të PKK-së dhe t’i bashkojnë këto fronte për të krijuar një shirit të përhershëm terrori. Armët dhe infrastruktura ushtarake që kemi kapur në Afrin vërtetojnë në mënyrë kategorike këtë vlerësim.

Synimi i dytë i kampeve terroriste është krijimi i zonave të sigurta për shtetet e tyre të vegjël që do të ndërtojnë mbi gërmadhat në Siri dhe Irak, në rajonet e evakuara nga DEASH. Operacioni Dega e Ullirit po pengon shndërrimin e kësaj situate në një luftë më të egër dhe fuqizimin e terrorizmit duke tërhequr pas vetes Europën dhe SHBA-të. Operacioni po hap rrugën që të çon drejt paqes.

Unë vërej se po zhvillohet një fushatë e gjerë për të errësuar Opeacionin Dega e Ullirit. Nuk kalon asnje ditë pa u ndeshur me shpifje. E vërteta është që ne kemi bërë shumë kujdes të mos u shkaktojmë dëme civilëve dhe në këtë aspekt Operacioni Dega e Ullirit është një ndër operacionet më të suksesshëm në botë.

Meqenëse terroristët e YPG-së janë fokusuar për t’iu kundërvënë avancimit të ushtrisë turke, u pretendua se operacioni ka penguar luftën që po zhvillojmë kundër DEASH-it. Unë mendoj se kjo zgjedhje e YPG-së vërteton marrëzinë e strategjisë për t‘iu besuar atyre. Unë ju siguroj se Turqia nuk do të lejojë rigrupimin në ndonjë mënyrë të DEASH-it dhe do të punojë bashkë SHBA-të për këtë çështje.

Duhet të parandalojmë që Operacioni Dega e Ullirit të cilësohet si një luftë e kurdëve kundër turqve. Duhet të jetë e qartë se terroristët e PKK dhe YPG-së nuk përfaqësojnë kurdët. YPG nga territoret që kanë marrë nën kontroll në Siri kanë dëbuar rreth 400.000 kurdë. Këto kurdë nuk mundën të kthehen në Siri meqenëse nuk i lejoi YPG. Turqia dëshiron që të gjithë kurdët të jetojnë në paqe dhe begati në të gjitha vendet ku kanë mbetur. Mikronacionalizmi i PKK-së dhe terrorizmi janë të dëmshëm për të gjithë, përfshirë kurdët.

Një çështje po aq e rëndësishme është gjetja e një rruge për të filluar procesin e zhvillimit të Lindjes së Mesme. Në këtë aspekt, një Irak i qetë, i qëndrueshëm, i begatë, që zhvillohet brenda rendit kushtetues ekzistues, duhet të jetë një bosht i rëndësishëm në rajon. Në takimin e donatorëve që u zhvillua në Kuvajt gjatë muajit shkurt, komuniteti ndërkombëtar garantoi se do të japë 30 miliardë dollarë, ku një gjashta e kësaj shifre është mundësuar vetëm nga Turqia. Por Iraku ka nevojë për shifra shumë më të larta. U bëj thirrje të gjithë kolegëve të mi të kuptojnë dobinë e një Iraku mik dhe të shëndetshëm dhe të mbështesin përpjekjen për një ristrukturim efektiv, të gjithanshëm, i cili në rrugën e paqes të jetë të paktën po aq i dobishëm sa Plani Marshall për Europën.

Lindja e Mesme duhet të ruhet nga kërcënimet e sektarizmit, zonave të influencës, imperializmave të rilindur, grindjeve mes familjeve mbretërore, të ekstremizmave fetarë dhe të çdo lloji tjetër. Shtetet, popujt e rajonit, të gjithë ata që janë prekur nga kjo situatë, kanë vuajtur mjaftueshëm. Nën lidershipin e vendosur të Turqisë mund të shfaqen elemente të hartës së rrugës drejt një të ardhme të sukseshme. Shpresoj që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të preferojnë të kapin çastin dhe të mbështesin këtë vizion të paqes./ frekuneca.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne