Opinion

Kur Evropa ishte në Periudhën e Errët, muslimanët patën Ndriçimin e tyre: Ku është ai tani?

Hamza Asghar

Periudha e errët. Kështu e quajnë atë nëpër shkolla. Një periudhë bosh në histori. Merreni atë në mënyrën e vetme që mundeni; të errët.

Askush nuk e quan atë Periudha Boshe. Ndoshta diçka më pak se e errët mund të kishte shkaktuar ndonjë kuriozitet për të mësuar se çfarë ndodhi në të vërtetë. Seriozisht, pse nuk e quajnë atë diçka më pak se të errët?

Përveç kësaj duket se na është mësuar çdo gjë tjetër. Ne kemi mësuar në lidhje me Meduzën, Aztekët, Revolucionin Amerikan, Betejën e Hastingëve (1066, teknikisht i përshtatshëm për përiudhën e errët), Anglinë Elizabetiane dhe Viktoriane. Shumë tema historie janë mësuar në shkollë. Megjithatë, Periudha e errët është lënë vetëm, atje në qoshe, në errësirë.

Epo, disa gjëra ndodhën. Siç u tha më herët ka pasur Betejë të Hastingëve, një betejë epike. Ka pasur murtajë bubonike, njëlloj me anën e errët atje. Ka pasur edhe Kryqëzata, të cilat ndoshta shumë njerëz duan t’i harrojnë, ju e dini, me të gjitha masakrat dhe të tjerat.

Pra, vërtetë të errëta, kështu duken.

Tani ne po flasim për shekujt VI-XIII. Kjo është periudha e përafërt e Kohëve të Errëta. Disa theksojnë se ato përfshiheshin më shumë në mes të këtij harku kohor, në shekujt VIII-XI. Një epokë e rënies kulturore, ekonomike dhe sociale.

Qesharake në fakt. Në shekullin e 8-të, diku në Arabi, diçka ishte duke nisur.

Ajo pastaj u përhap si flakë e tërbuar rreth gadishullit dhe po nisej drejt Evropës. Ajo bëri pikërisht kështu, u nis drejt e në zemër të Evropës, duke e pushtuar dhe duke i dhënë fund Bizantit dhe monopolit të pushtetit që kishte vënë Roma.

Jo, Islami nuk është kapur nga kjo Periudhë e Errët. Ai ishte në periudhën e ndritshme, derisa u fsheh dhe u hodh në të njëjtat libra të historisë që i përcaktuan këto kohë si “Mesjetë”.

Në qendër të kësaj epoke të errët, një njeri – Ibn Al Haytham – ishte i zënë duke u përpjekur për të gjetur dritën, dhe duke u bërë kështu ai që ndërtoi kamerën e parë. Puna e tij mbi dritën dhe metodën shkencore do të përdorej shekuj më vonë, por emri i tij, i harruar, u la në atë errësirë.

Fatima Al Fihri themeloi një medrese dhe universitet (i cili rastis të jetë universiteti më i vjetër që funksionon edhe sot), duke u bërë më vonë një qendër e përparimeve në mendime në botën islame. Por një grua e hapi atë, dhe ishte në vitin 859. Shumë e errët.

Kafja, algjebra, fluturimi dhe kimia janë vetëm disa gjëra të shpikura apo të avancuara nga muslimanët në këto “Periudha të Errëta”. Këto më vonë do të zhvilloheshin nga evropianët, pas Rilindjes italiane (pasi njerëzit kishin dalë nga periudha e errët) dhe në mënyrë qesharake pas kryqëzatave. Emrat dhe autorët janë harruar dhe fshirë, dhe i janë akredituar periudhës para Mesjetës.

Ndriçimi islam dhe të mirat që ai i bëri botës janë hedhur larg së bashku me murtajën e zezë. Si të ishin një.

Tani, në një periudhë ku vetë Islami është padyshim në periudhën e tij të errët, ka një nevojë urgjente për një shtytje prapa në epokën e tij të iluminizmit. Një paradoks mendoj, Islami duhet të synojë për të shkuar përsëri në Mesjetë.

Kreativiteti, inovacioni dhe merita e mendjes dikur kishte vlerë, ndërsa në kohët më të fundit ka pasur një qasje sistematike të organizuar dhe të rreptë në Islam; duke eliminuar, duke injoruar, dhe pastaj duke shkuar në kundërshtim me shkollat ​​shkencore dhe artistike, edhe pse ishin krejtësisht të pajtueshme.

Kjo është sikur bota e Islamit, pasi u zgjerua në mënyrë elokuente, u tërhoq me shpejtësi dhe, ndërsa bënte kështu, humbi të gjitha arritjet e saj; duke përparuar drejt një periudhe të errët.

Rilindja për Islamin do të ishte çrrënjosja e të gjithë besimit, pastrimi i tij dhe pastaj vënia sërish në vend. Kjo nuk është një detyrë e lehtë duke pasur parasysh klimën e tanishme, por asgjë nuk është e pamundur. Një gjë mjaft e nevojshme do të jetë uniteti në të gjithë botën islame, dhe, mbështetja e dijetarëve të shquar të Islamit.

Ky pastrim i besimit do të shpëtonte nga korrupsioni, për shembull, që dy xhamitë e shenjta të kenë kujdestarë të drejtë që nuk janë me dy fytyra, kjo sa për shembull. Apo për të pasur një metodë të vërtetë për emërimin e imamëve, në mënyrë që jo çdokush të mund të nxjerrë fetva (shih Abu Bakr al Baghdadi). Për shembull.

Për të sfiduar nocionin e nacionalizmit që është për fat të keq i përhapur në vendet muslimane, në një mënyrë që ata nuk e marrin së bashku me fqinjët e tyre muslimanë, edhe pse ata janë një, por nacionalizmi dhe kultura e pavarur i ndan ata.

Këto gjëra duhet të trajtohen, në mënyrë që brezat tanë të ardhshëm të mund të jenë si inovatorët e së kaluarës e jo si ndjekësit e sotëm. Të jetë një mjek apo avokat apo kontabilist? Jo. Të jetë një dijetar.

Ashtu si njeriu më lart, shekuj më parë, Niccolo Machiavelli u dënua dhe u dëbua për ekspozimin e status quo-së dhe të luftës që kryhej mbi progresionin social. Ai është i njohur si një nga mendimtarët më të mëdhenj dhe kontribuesit e Rilindjes italiane, dhe ishte pothuajse i vetëm në trajtimin e arenës politike.

Nga njerëz të tillë mund të mësohet ky mesazh i rëndësishëm: kërkoni të vini në dukje të vërtetën.

Unë besoj se platforma si kjo, Mvslim, janë duke kontribuar për të ringjallur atë epokë të vjetër të Islamit, të së vërtetës, dhe kjo është epoka e artë, siç janë disa imamë të cilët po sfidojnë çështjet e përleshjeve dhe të konfuzionit mes kulturës dhe fesë.

Epoka e re e artë, apo e Rilindjes, nuk do të jetë si ato të së kaluarës në drejtim të përparimeve shkencore. Më tepër do të jetë një rilindje shpirtërore, duke reflektuar mbi gjendjen e Islamit sot, shkaqet prapa saj dhe se si të trajtojmë problemet e hasura nga bota muslimane.

Ne mund të mos i shohim rezultatet e këtyre përpjekjeve. Ato mund të mos ndodhin. Ne lutemi që ato të ndodhin. Unë mendoj se kjo është madje bukuria e saj. Besimi. / © Gazeta Impakt

OPINIONE

INTERVISTA