Kurti arrin në prokurori, do të dëshmojë kundër Thaçit e Veselit

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti ka arritur në prokurori ku do të dëshmojë për kallëzimin penal ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veselit në rastin “Syri i Popullit”.

Kurti bashkë me Glauk Konjufcën, asokohe drejtues i Grupit Parlamentar, më 25 prill të këtij viti në Departamentin për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë bënë kallëzim penal kundër Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli, për lajmërim apo kallëzim të rremë dhe deklaratë të rreme nën betim.

“Hashim Thaçi, president i Republikës dhe Kadri Veseli, asokohe kryetar i Kuvendit, kanë deklaruar rrejshëm nën betim më datën 28 dhjetor të vitit 2018, në procesin gjyqësor ndaj të ashtuquajturës “Organizata Syri i Popullit”, dhe para gjyqtarëve kanë thënë se Kryetari Kurti dhe deputeti Konjufca janë pjesë e kësaj organizate të quajtur terroriste”, thotë VV, shkruan klan kosova. Për këtë dje prokuroria ka ftuar Kurtin dhe Konjufcën për të dëshmuar ndaj tyre. Derisa Kurti ka arritur në ora 09:00, Konjufca pritet që të paraqitet në ora 11:00./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne