Kush janë prokurorët që i kanë duart e përgjakura

Ky është titulli i revistës “Fokus” ku në ballinë janë nxjerrë kryeprokurori publik Marko Zvrlevski dhe prokurorja Geshovska.
Kjo e fundit është e njohur për rastin “Monstra”, rastin e Harun Aliut dhe raste të tjera, ndërsa në disa video ishte parë edhe me ish-ministren e brendshme Jankullovska.

Revista shkruan se këta dy prokurorë në ditën më të përgjakshme të vendit, dhunën në Kuvend, deri tani kanë shqiptuar propozim-akuza kundër 9 veta për pjesëmarrje në turmë, dhe asgjë më tepër.

Për të, ka indikacione, se eventualisht me paramendim e orienton hetimin për minimizimin e veprës që e bënë demonstruesit, rrahjen e deputetëve në Kuvend. Alsat M ka njoftuar tashmë se Geshkovska ka kërkuar nga kryeshefat e policisë që për të gjitha dëshmitë e mbledhura së pari ta informojnë atë, dhe jo ekipin e prokurorëve që punojnë në këtë rast, transmeton Alsat.

Pos zhvillimeve në Kuvend, Geshkovska është e njohur edhe për rastin Monstra. Ajo kërkoi dënime maksimale për të dyshuarit. Vendimi i saj shkaktoi protesta. Një pjesë e qytetarëve që protestuan para gjykatës për thyerje të dritareve të Gjyqit u dënuan me dy vjet e gjysmë burg. Ndryshe nga atëherë, tani Geshkovska nuk ka ndërmarrë asgjë për të përcaktuar përgjegjësinë te organizatorët e protestës “Për Maqedoni të përbashkët”, edhe pse policia e ka kërkuar një gjë të tillë, e as nuk ka ngritur procedurë për ata që thyen dhe shkatërruan sallat parlamentare dhe korridoret. Geshkovska është e njohur për opinionin edhe për disa lëndë të tjera. Ajo udhëhiqte rastin për vdekjen e gazetarit Nikolla Mlladenov, si dhe rastin “Merimanga” në të cilën u dënua pronari i Televizionit A1, Velija Ramkovski.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress