‘Ky është kulmi i turpit’, vjen akuza e rëndë për Behgjet Pacollin

“Ky është kulmi i turpit dhe dështimit të kësaj kaste politike që na qeverisi së fundi në këto dy vite. Behxhet Pacolli, ku soj tregtari, arriti të ja a sigurojë Kosovës asnjë njohje, ishin vetëm dy por edhe ato u tërhoqën, dhe jemi të sigurt që Gana nuk do të jetë shteti i fundit, që e ka konfirmuar se e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës”, tha Guraziu.

Lajmi i konfirmuar edhe zyrtarisht se shteti i Ganës e ka tërhequr njohjen e tij për Kosovën si shtet i pa varur, ka alarmuar analistët politikë në Kosovë, sipas të cilëvë ky rast dhe shumë raste të tjera, tregojnë qartë se sa thellë ka degraduar politika e jashtme e Kosovës dhe diplomacia, sidomos në këto dy vitet e fundit të qeverisjes së koalicionit PAN dhe drejtimit të MPJ-së nga Behxhet Pacolli.

Lidhur me këto zhvillime të fundit në diplomaci, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Ragip Guraziu, sipas të cilit për dy vite, Kosova ka rënë në pikën zero sa i përket fuqisë së saj diplomatike.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne