Gazeta italiane “La Repubblica” i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë, synimeve për t’iu bashkuar BE-së dhe zhvillimeve në vend në çështjet e drejtësisë dhe forcimit të shtetit ligjor.
“Shqipëria ‘Jemi gati për Europën’, por korrupsioni frenon ëndrrën”, është titulli i shkrimit të sotëm të gazetarit italian të dërguar në Tiranë Paolo G. Brera. Në shkrim përmendet edhe moderatorja shqiptare Alketa Vejsiu që mori pjesë në Sanremo ku edhe këndoi.
Më tej vijon “Jo vetëm Brexit, ka dhe nga ata që duan të hyjnë në BE: 6 vende ballkanike janë në radhë. Pavarësisht reformës në drejtësi, Tiranë është një hap pas”.
Shkrimi i plotë
Ka nga ata që thonë “Europë, mirupafshim”, përtej Kanalit; dhe ata që për tani e shohin vetëm me dylbi, nga ana tjetër e Adriatikut. Për muaj kemi pirë kafe dhe Brexit, duke ngrënë bukë dhe euroskepticizëm, por nuk ka vetëm nga ata që ikin; shqiptarët tentojnë nga prilli i vitit 2009 të marrin një vend në BE. Kanë dërguar një kërkesë për bashkim dhe e mbështein në një besim që 98% konsensusin, por 11 vjet më vonë kanë mbetur një vend kandidat me një ëndërr të ndaluar, si një ‘identitet i mohuar’.
“Kam ardhur këtu si gazetare për herë të parë në 1991, ky vend ka bërë hapa gjigantë”, thotë presidenti i PE, David Sassoli, në një vizitë në Tiranë pak ditë më parë; ndërkohë që Unioni tkurret në perëndim është gati të zgjerohet në Lindje duke përfshirë Shqipërinë dhe 5 vedet e tjera ballkanike.
“Asnjë nga vendet që po negocion nuk ka bërë reformat që kemi bërë ne”, thotë kryeministri Edi Rama, duke e përqafuar i pangushëllueshëm në zyrën e tij në Tiranë. Reformë në drejtësi, ligj special anti-korrupsion, ngritjen e Prokurorisë Speciale sipas shembullit të Italisë, konfiskim i pasurive dhe shkatërrim i plantacioneve të marijuanës. Por asgjë…të refuzuar.