La Rusinë për të jetuar në Patos, kush është gruaja që u martua me kolonelin shqiptar

Ambasadori Rus në Shqipëri, Aleksandër Karpushin ka nderuar me nje medalje perkujtimore nje grua ruse, qe la Shen Peterburgun dhe ndertoi familjen e saj ne Patos.

Ambasada ruse ne Tirane njofton se ambasadaori i dorëzoi zonjes Gallina Nikollaevna Shahinaj një medalje përkujtimore “Për 75-vjetorin e çlirimit të Leningradit nga rrethimi fashist”.

Gallina Nikollaevna Shahinaj, apo sic njihet ne Patos, Gala, ka lindur në Shën-Peterburg dhe i mbijetoi rrethimit më të tmerrshëm në historinë botërore.

Pas luftës, kur marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik ishin në lulëzim, zonja Gala (siç e quajnë ish-nxënësit) u martua me një shqiptar, kolonelin Hasbi Shahinaj dhe u transferua në qytetin e Patosit, ku prej shumë vitesh ka punuar si mesuese.

Pak kohë më parë, në qershor të këtij viti, ajo mbushi 85 vjet. Për këtë arsye nxënësit e saj në bashkëpunim me Bashkinë e Patosit organizuan një ceremoni të veçantë dhe jashtëzakonisht të ngrohtë./ panorama

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne