Një lajm i hidhur ka ardhur nga Shën Petërburgu. Dje u nda nga jeta albanalogia e njohur, kandidatja e shkencave filologjike, docentja e Universitetit Shtetëror të Shën Petërburgut Albina Girfanova. Ajo ka qenë një personalitet i shquar dhe i pazakontë, një pedagoge unike, e cila ka përgatitur disa breza specialistësh në fushën e gjuhësisë dhe atë të ballkanistikës dhe ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishëm në mësimin e gjuhës shqipe në Rusi. Vdekja e saj është një humbje shumë e madhe për albanologjinë ruse. Stafi i Ambasadës Ruse shpreh ngushëllimet më të thella per familjarët dhe të afërmit e znj. Girfanova. U prehtë në paqe.
Lajm i hidhur nga Shën Petërburgu
NDANI KËTË POSTIM
Mund tju interesojne
Historia e shkrojtur ne ‘tabelat’ e rrugeve
May 2, 2024
Mbyllni Tirana DC-në!
May 2, 2024
Është koha për ta shpallur Izraelin një shtet mashtrues!
April 30, 2024