Lali Eri kërcënon pronarët e karburanteve: Paguani licensat ose ju mbyll aktivitetin

Bashkia e Tiranës njoftoi sot se do të nisë aksionin për bllokimin e të gjitha pikave të karburantit që ushtrojnë aktivitetin e tyre pa licencën përkatëse dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Veprimet do të kryhen në bazë të një vendimi të Këshillit të Ministrave (nr 970) “Për përcaktimin e procedurave dhe të kushteve për dhënien e licencave për tregtimin e naftës bruto dhe nënprodukteve të saj”.

Në qytetin e Tiranës e ushtrojnë këtë aktivitet 173 subjekte. Bashkia thotë se vetëm 3 prej tyre kane aplikuar për t’u pajisur me licencë, por edhe dokumentacioni i tyre ka rezultuar i paplotë.

“Në kushtet kur këto subjekte nuk pajisen me licencën përkatëse, ose kur ushtrimin e aktivitetit të tyre e kryejnë në rrugë kryesore urbane, duke formuar xhepa për makinat, në kundërshtim me ligjin dhe pa lejet përkatëse, do të jenë objekt i bllokimit të menjëhershëm nga ana e Bashkisë së  Tiranës”, thuhet në njoftim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne