Shqiperia

“Lali Eri” nuk heq dorë nga gënjeshtrat edhe në 30 qershor

Pasi ka dalë nga qendra e tij e votimit kryebashkiaku i Tiranës nuk është mjaftuar duke përshëndetur vetëm “rivalin” e tij, madje edhe të shoqen e këtij çuni Tirane, por përballë kamerave, besnik i shprehjes vesi del me shpirtin, ai nuk është larguar dot pa thënë një gënjeshtër: “radhat para qëndrave të votimit janë të gjata” ka pohuar ai përpara gazetarëve duke lënë të kuptohet se populli po dyndet drejt kutive të votimit.

Në fakt reporterët e Lapsi.al që janë në terren nuk kanë parë sot asnjë rradhë në rrugët e trotuaret e boshatisuar të kryeqytetit. E vetmja radhë e gjatë në kohën që Lali bënte deklaratën ishte ajo në autostradën Tiranë Durrës, tek kthesa e Gjirit të Lalëzit.