Shqiperia

“Lali Eri show”/ 4 fytyrat e ndryshme të Erionit

Erion Veliaj është i prirur për të thyer rekorde. Në një speciale tejet rozë që kishte zhvilluar enkas për të emisioni “Chic” në News 24 kryetari i bashkisë së Tiranës është shfaqur me katër veshje të ndryshme. Një të adaptuar për punën e mëngjesit, një për mbjelljen e pemëve, një për të inspektuar punimet te liqeni dhe një për krishlindje pranë bredhit (madje për këtë të fundit ai e flaku tej modestinë duke thënë se veshje të tilla janë shndërruar në epidemike për fëmijët që thonë dua një triko si e Lalit).

Por autorelkamimi i Veliajt në emisionin rreth 33 minutesh (shiko videon poshte) nuk përfundon me kaq. Ai u tregoi shikuesve se ai është një njeri që e hap punën në 6 30 të mëngjesit dhe e mbyll atë pas orës 2300 të natës. Kur gazetarja Fiodora Fiora e pyeti se si nuk lodhet përgjigjja e Erionit ishte lapidare: “E keni pyetur ndonjë të dashuruar se pse ka kaq shumë energji? Ja kjo më ndodh edhe mua. Unë jam i dashuruar me qytetin tim”.

Veliaj nuk harroi të thoshte se kjo dashuri e pamatë për qytetin po i bie në qafë dy dashurive të tij të mëdha, asaj për aolën dhe asaj për nënën. Aq kohë i merr atij Tirana sa bashkëshorjtja ankohet shpesh sipas rrëfimit të tij: “A mos je martuar gjë me Tiranën”. Kurse nëna, po pikërisht ajo me kursimet e së cilës ai bëri dasmën e vet në kalanë e Gjirokastrës ka një tjetër ankesë: “Çu bëre more bir se po të shohim vetëm në televizor”.

PS: Kjo nuk është një rubrikë humoristike. Siç mund ta shihni edhe në video citimet janë nxjerrë nga goja e Lali Erit .

 

OPINIONE

INTERVISTA