Lavrov: Çështja e Libisë nuk ka zgjidhje ushtarake, duhet pajtim

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, duke theksuar se në Libi sërish kanë filluar përleshjet, tha se çështja e Libisë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe se duhet arritur pajtim.

Lavrov në mbledhjen nëpërmjet video-konferencës me përfaqësuesit e Fondacionit të Diplomatëve të Popullit, vlerësoi krizën e Libisë.

Ai rikujtoi se NATO në vitin 2011 ka bombarduar Libinë, duke shtuar se “Libia pas kësaj u shndërrua në një vrimë të zezë”.

“Në jug të Saharasë në Afrikë ndodhi një valë e trafikimit të armëve dhe drogës, si dhe të militantëve. Ringjallja e elementeve terroriste të përforcuara në Afrikë lidhet me këtë periudhë”, tha Lavrov.

Kryediplomati rus vuri në dukje se vendimet e marra në Konferencën e Berlinit të datës 19 janar, për zgjidhjen e krizës së Libisë, nuk zbatohen.

“Ndaluan zbatimet e vendimeve të Konferencës së Berlinit. Përleshjet filluar përsëri”, u shpreh ai.

“Çështja e Libisë tashmë nuk ka zgjidhje ushtarake, duhet pajtim”, theksoi Lavrov./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne