Libi: Sulm ajror në qendrën e emigrantëve, mendohet për 40 të vdekur

Në qendrën e ndalimit të emigrantëve në Libi kanë humbur jetën të paktën 40 persona, për shkak të një sulmi ajror, raportojnë mediat e huaja.

Ndërkohë 80 të tjerë janë raportuar se janë plagosur nga shpërthimi. Sipas raportimeve të para, shumica e të vrarëve mendohet se janë emigrantë afrikanë.

Vendi është shkatërruar nga dhuna që kur sundimtari Muamar Gadafi u rrëzua dhe u vra në vitin 2011.

Osama Ali, një zëdhënës për shërbimet emergjente, tha për AFP se “120 emigrantë kishin qenë në një hangar i cili ishte goditur drejtpërdrejt nga sulmi ajror”.

Qeveria e OKB-së ka fajësuar ushtrinë kombëtare të Libisë (LNA) për sulmin e së martës në periferinë e Tajoura.

Në një deklaratë, kryeministri Fayez al-Serra tha se “sulmi ishte i paramenduar dhe e denoncoi si një “krim urrejtjeje”./mapo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne