Bota

“Libia dhe Turqia arritën marrëveshje të qartë për të zmbrapsur sulmet e Haftarit”

Sipas një zyrtari të lartë libian, Libia dhe Turqia vjeshtën e kaluar arritën një marrëveshje të qartë për të zmbrapsur sulmet e milicive të luftëtarit Khalifa Haftar.

Duke folur në kryeqytetin Rabat të Marokut me ministrin e Punëve të Jashtme, Nasser Bourita, kreu i Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë, Khalid al-Mishri, tha se pakti i bashkëpunimit turko-libian për sigurinë nuk u imponua në asnjë mënyrë mbi Turqinë.

Al-Mishri tha se Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA) e Libisë u kërkoi forcave turke ndihmë pasi Haftar u mbështet nga disa vende. Ai shtoi se Libia nuk kishte fuqi të mbrojë legjitimitetin e saj kundër të gjithë atyre vendeve.

Që nga viti 2013, tha al-Mishri, Libia po i nënshtrohet ndërhyrjes ushtarake nga Egjipti dhe vende të tjera, përfshirë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që është kundër të drejtave të saj ndërkombëtare.

Ai tha se Libia nuk kishte zgjidhje tjetër, përveç të kërkojë ndihmë nga Turqia pasi Haftar u mbështet nga shumë vende dhe erdhi në periferi të kryeqytetit Tripoli.

Siç tha ai, Këshilli i Lartë i Shtetit në Libi dhe Dhoma e Përfaqësuesve me bazë në Tobruk, aleate e Haftarit, kanë potencial për të arritur një zgjidhje.

Bourita nga ana e tij tha se duhet të arrihen marrëveshje në Marrëveshjen e Suheyrat-it 2015 për të lejuar GNA-n e njohur nga OKB-ja të menaxhojë procesin e tranzicionit në Libi.

Libia është kapluar nga një luftë civilë që nga rrëzimi i sundimtarit Muammar Gaddafi në vitin 2011. Qeveria libiane u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate dështuan për shkak të një sulmi ushtarak nga Haftari, i cili është mbështetur nga Franca, Rusia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti.

Që nga prilli i vitit 2019, forcat jolegjitime të Haftarit kanë nisur sulme ndaj kryeqytetit libian të Tripolit dhe pjesëve të tjera të Libisë, ku jetën e kanë humbur të paktën 1 mijë persona, përfshirë gra dhe fëmijë.

Megjithatë, qeveria libiane kohëve të fundit ka arritur fitore të rëndishme, duke i larguar forcat e Haftarit nga Tripoli dhe qyteti strategjik Tarhuna.

Turqia mbështet qeverinë e ligjshme të Libisë dhe nëntorin e kaluar të dy vendet nënshkruan një pakt mbi bashkëpunimin e sigurisë./AA

OPINIONE

INTERVISTA