Pavarësisht situatës politike, takimeve të shumta për zgjidhjen e ngërçit politik, kreu i PD ka gjetur kohën për të darkuar me kreun e AAK Ramush Haradinaj.
Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela Basha kanë darkuan në një prej restoranteve në kryeqytet me çiftin Haradinaj.
Më herët lideri i AAK është takuar dhe me presidentin e zgjedhur Ilir Meta.
Kjo është vizita e parë e ish- kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Shqipëri pas lirimit të tij në Francë.