Bota

Lideri i partisë laburiste paralajmëron qeverinë për sulmet ndaj myslimanëve

Lideri i Partisë Laburiste të Britanisë së Madhe ka paralajmëruar se strategjia e qeverisë për të luftuar kundër ekstremizmit, ka për qëllim të sulmojë komunitetin mysliman në këtë vend, prandaj duhet ndryshuar kjo politikë.

Gazeta angleze “Indipendent” njoftoi se Xheremi Kurbin, lideri i Partisë Laburiste të Britanisë ka theksuar se zbatimi i politikave për tu përballur me ekstremizmin në Britani, ka krijuar një lloj dyshimi ndaj të gjithë komunitetit të myslimanëve dhe në realitet kjo politikë në të shumtën e rasteve nuk është konstruktive. Kjo është në kohën kur gratë myslimane janë mbledhur në Urën Westminster në Londër për të treguar solidaritet me viktimat e sulmit terrorist. Një grup grash, që thanë se ishin veshur në ngjyrë blu si simbol i shpresës, qëndruan të kapura për dore për pesë minuta në Urën Westminster. Njerëz të ndryshëm iu bashkuan ngjarjes, të organizuar nga Marshi i Grave në Londër./ PT

OPINIONE

INTERVISTA