Liga Arabe dënoi sulmin ndaj Kompleksit Al-Aksa

Liga Arabe dënoi bastisjen dhe sulmet ndaj qëndresave në Mexhidi (Kompleksin) Al Aksa.

Në deklaratën e bërë nga Liga Arabe, qendra e të cilës gjendet në kryeqytetin Kajro të Egjiptit, u dënua bastisja e Xhamisë Al Aksa nën masat e ngjeshura të sigurisë së forcave pushtuese izraelite, përdorimi i gazit lotsjellës ndaj xhematit që reagoi dhe sulmin ndaj atyre që ishin tërhequr në qetësi për të bërë obligimin fetar.

Gjithashtu në deklaratë bëhet e ditur se në këtë mënyrë është konfirmuar plani i Izraetit për të kolonizuar (vendosur kolonët hebrenj) Aksanë dhe duke bërë një fakt të kryer ka bërë një shkelje të hapur ndaj Mesxhidit dhe të drejtat e besimtarëve myslimanë gjatë muajit të ramazanit.

Mbi një mijë hebrenj fanatikë, mëngjesin e të shtunës, nën kujdesin e policisë bastisën oborrin e Xhamisë Al Aksa. Policia izraelite hodhi bombë zhurmuese dhe gaz lotsjellës ndaj myslimanëve që reaguan dhe sulmuan ata që ishin futur për të bërë obligimin e qetësisë shpirtërore në qëndresat e kësaj xhamie./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne