Liga Arabe i ofron shërbim gratis Izraelit

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes së rezistencës libaneze Hezbollah, duke iu referuar takimit të fundit të ministrave të jashtëm të Ligës Arabe në Kajro, i cili e quajti i Hezbollahun libanez si një grup terrorist, tha se kjo nuk ishte hera e parë që akuza të tilla ishin ngritur kundër Hezbollahut nga ata që haptazi janë vënë në shërbim të regjimit izraelit.

Sejed Hasan Nasrullah deklaroi se arsyeja kryesore e takimit të fundit të Ligës Arabe nuk ishte të diskutonte çështjen e Palestinës apo probleme të tjera me të cilat ballafaqohet bota islame, por ishte sulmi i kohëve të fundit kundër një aeroporti saudit pranë kryeqytetit, Riad. Duke hedhur poshtë pretendimet e Arabisë Saudite dhe të Ligës Arabe se raketat ju ofruan luftëtarëve të Jemenit nga Irani ose Hezbollahu libanez, Nasrullah tha se Arabia Saudite dhe aleatët e saj duhet të pranojnë se janë mundur nga forcat jemenase në agresionin barbar kundër vendit më të varfër arab. Në takimin, që u mbajt të dielën në Kajro me kërkesë të regjimit saudit pa praninë e zyrtarëve nga disa vende arabe, ministrat e jashtëm arabë e përshkruan Hezbollahun si një “organizatë terroriste”, në një kohë kur Hezbollahu libanez ka luajtur një rol kyç në betejën kundër terrorizmit takfirist dhe sionist. Ndërkohë, Presidenti libanez Michel Aoun dhe Ministri i Jashtëm libanez Xhebran Basil deklaruan se Hezbollahu dhe rezistenca është një pjesë e rëndësishme e Libanit. Zhvillimet në Ligën Arabe tregojnë se ky union joefikas po ecën me diktatet e Arabisë Saudite që po e shndërron atë në një platformë për shpalljen e ideve të sionistëve në rajon.

Menjëherë pas deklaratës së Ligës Arabe, Moshe Ya’alon, ish-ministër i luftës dhe ish-kreu i aparatit të sigurisë ushtarake të Izraelit, në mënyrë eksplicite pranoi: “Ajo që arabët thanë në Kajro në gjuhën arabe kundër Iranit dhe Hezbollahut janë të njëjtat fjalë që ne i themi në hebraisht”. Kjo ngjashmëri në fjalët dhe pikëpamjet e arabëve dhe Izraelit shpreh thellësinë e ndikimit të sionistëve në institucionet zyrtare arabe. Përputhja e qëndrimeve të Ligës Arabe dhe Izraelit është e tillë që Abdul Bari Atvan, redaktor i revistës Al-Quds al-Arabi, në një deklaratë kritike ka thënë: “Nëse një ditë, dëgjoni se një sionist është zgjedhur sekretar i përgjithshëm të Ligës Arabe, mos u habitni!”. Duke pasur parasysh fundin e sundimit brutal dhe mizor të ISIS në Siri dhe Irak, që ndodhi me rrëzimin e bazës së tyre të fundit në Ravah të Irakut dhe al-Bukamal të Sirisë, opinioni publik në vendet arabe priste vlerësimin e shteteve arabe për forcat e rezistencës, por me presionet dhe ndikimin e sauditëve dhe mbështetësve të tjerë të terrorizmit në rajon, u shkatërrua edhe procesi i transformimit të brendshëm të Ligës Arabe dhe ata me paturpësi miratuan një rezolutë me plot gënjeshtra, urrejtje dhe vrazhdësi kundër Iranit dhe boshtit të rezistencës. Në këtë kuadër, takimi i jashtëzakonshëm i LA në Kajro mund të konsiderohet si Samiti i Mbështetësve të Terrorizmit, ku u ekspozua zemërimi dhe protesta kundër Iranit dhe boshtit të rezistencës për dështimin e ISIS-it dhe terroristëve të tjerë. Natyrisht është e kuptueshme kënaqësia e regjimit të Tel Avivit për këtë shërbim gratis të ofruar nga vendet arabe./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne