Lista e Dokumentave për të fituar shtetësinë shqiptare

Procedura  për fitim të shtetësisë shqiptare bazohet në ligjin Nr.8389, datë 05.08.1998 “Për Shtetësinë Shqiptare”, i ndryshuar.

Po ju radhisim dokumentet që duhet të paraqiten:

1. Kërkesa e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës

2. Çertifikata e lindjes (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti

3. Çertifikatë martese (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti;

4. Lejeqëndrimi në Republikën e Shqipërisë (Leje-qëndrimi 5 vjeçare, për të gjithë shtetasit e huaj, Leje-qëndrimi 3 vjeçare, për ata të huaj që vertetojnë origjinën shqiptare deri në dy shkallë, qoftë edhe nga njëri prind, (me certifikatë ku të pasqyrohet shtetësia shqiptare e të paralindurit), Leje-qëndrimi 1 vjeçare, për ata të huaj të martuar me shtetas shqiptar, por jo më pak se tre vjet martese).

5. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e qirasë së të banesës në Republikën e Shqipërisë (fotokopje e noteruar).

6. Kontratë pune për të punësuarit ose vërtetim nga Zyra e Tatimeve për të vetëpunësuarit (fotokopje e noterizuar).

7. Dokumenta që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë (si garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash në Republikën e Shqipërisë).

8. Dëshmi penaliteti e marrë në vendin e origjinës (origjinale me vulë Apostile ose legalizim në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në vendin ku është lëshuar dokumenti

9. Vërtetim i Gjendjes Gjyqësore në Republikën e Shqipërisë;

10. Fotografi (copë 3)

burimi: /mb.gov.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne