Lubonja: Vrasja e gjeneralit iranian, akt terrorist dhe personal i Donald Trump

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar së fundi në News 24 dhe situatën e tensionuar mes Iranit dhe Amerikës pasi presidenti Donald Trump urdhëroi vrasjen e gjeneralit iranian. Sipas Lubonjës është një akt i paligjshëm dhe personal, pasi Trump nuk mori më parë as aprovimin e Kongresit.

“Ka vend për t’u shqetësuar në nivel botëror. Në Itali kishte komentatorë që e krahasonin këtë situatë që po ndodh në Lindjen e Mesme, me luftërat ballkanike, me Luftën e Parë Botërore. Pra, aq tension i japin. Gjykimi im për aktin e Trump është negativ, i papërgjegjshëm, i paekuilibruar. Ai ka qenë një nga ata që ka folur shumë, që ka pas politikat e tërheqjes nga bota për të qëndruar te Amerika. Vrasja e një njeriu kaq të rëndësishëm në atë mënyrë ishte më shumë si akt terrorist, se sa si vetëmbrojtje. Ishte një akt i paligjshëm. Është akt personal, Trump nuk i ka kërkuar konfirmim Kongresit. Ai ka ndarë edhe Amerikën, është i rëndë ky akt”, tha Lubonja./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne