Bota Sport

Luftë mes tifozerive në Itali/ Gurë mbi autobus dhe xhama të thyer

Përplasje të tjera në futbollin italian, ku protagonistë janë sërish ultrasit. Një grup i tifozëve të Torinos, që po udhëtonin për në Romë, në funksion të ndeshjes kundër Lazios, u sulmua nga ultrasit e Bologna. Kjo përleshje ndodhi gjatë një ndalese të dy tifozërive në një autogrill, në Toscana.

Tifozët bolonjezë ishin duke shkuar për në Napoli, ku luan skuadra e tyre e zemrës, por hodhën gurë mbi autobusin e homologëve torinezë. Siç njofton “torino.corriere.it”, kur mbërriti policia, ultrasit e Bologna u arratisën. “Granatat”, megjithatë, kanë rifilluar marshimin e tyre drejt Romës, por me xhamin e autobusit të thyer.

OPINIONE