Shqiperia

Lulzim Basha zbulon vendimin e gjermanëve për negociatat me Shqipërinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar vendimin e mazhorancës gjermane lidhur me fatin e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Sipas Bashës, mazhoranca gjermane ka vendosur se negociatat me Shqipërinë nuk do të hapen dhe se ata do të krijojnë një proces kontrolli për Shqipërinë, sepse nuk u besojnë raporteve.

“Lajmi nga ky rakordim është më i keqi që shqiptarët mund të prisnin. Është verdikti gjerman, jo vetëm i Krischbaum apo deputetevë të tjerë, por i mazhorancës. Konservatorë dhe socialist së bashku, se Edi Rama nuk i ka bërë detyrat, se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hepjen e negociatave. Në këtë rezolutë, Shqipërisë nuk i vendosen vetëm kushte por edhe proces kontrolli.”

OPINIONE