Bota

Maduro kërkon nga bashkësia ndërkombëtare që ti japë fund kërcënimeve me luftë të amerikanëve

“Çe, Fidel, Çavez, janë të githë trashëgimia jonë, ata na japin forcë”, Presidenti Nikolas Maduro

Venezuela nuk do të lejojë që vendin ta pushtojnë ushtarët e huaj, tha presidenti Nicolas Maduro gjatë një fjalimi televiziv të hënën ndërkohë që po bënte thirrje për dialog me forcat opozitare .

“Çe, Fidel, Çavez, janë të githë trashëgimia jonë, ata na japin forcë,”, tha kreu i shtetit bolivar duke i kujtuar turmës mbështetëse luftën e vendit për pavarësi që daton në epokën koloniale.

Që nga tentativa për grusht shteti më 23 janar e udhëhequr nga ligjvënësi Juan Guaido, Shtetet e Bashkuara i kanë bashkuar forcat me aleatët e saj anembanë botës dhe në Americen Latine sëbashku me “presidentin e përkohshëm” të vetëshpallur dhe në këtë mënyrë kanë pranuar pretendimin e tij jokushtetues si legjitim.

Maduro tha,

“Kur vdiq komandant Çavezi, unë u bëra president, megjithatë veprimi im i parë ishte mbajtja e zgjedhjeve. Unë nuk mund të qeverisja pa zgjedhje … pse Sanchez Castejoni në Spanjë ka qeverisur kaq shumë kohë pa kryerjen e zgjedhjeve?

Kërcënimet amerikane me ndërhyrje ushtarake dhe me raunde të reja sanksionesh bllokuese për Venezuelën dhe kompanitë e saj të naftës janë rishfaqur. Megjithëse Grupi i Limas dhe Bashkimi Europian e kanë refuzuar përdorimin e forcën ushtarake, ata e kanë njohur pretendimin e Guaidos dhe po bëjnë thirrje që Maduro të lëshojë karrigen në favor të zgjedhjeve të reja.

“Sulmet kundra nesh nga i ashtuquajturi ‘Grupi i Limas’ janë gjithashtu një sulm për gjithë të majtën, për të gjitha progreset e arritura në vendet e tyre,” tha Presidenti Maduro, duke e përshkruar sjelljen e organizatës si “të neveritshme dhe qesharake”.

Sa i përket kërkesave të përsëritura të opozitës venezueliane për ndërhyrje në vend, presidenti tha se ishte marrëzi që në atdheun e tij të inkurajohej lufta.

“Ata që marshojnë me flamurin amerikan që kërkojnë ndërhyrje ushtarake në vendin e tyre nuk e kanë idenë se çfarë po kërkojnë, ata nuk e kanë idenë për dëmet që do të sjellin”, tha Maduro.

“Në Venezuelë po zhvillohet një betejë që tregon se si vendet e tjera të ndjekin vetë shtigjet e tyre … Unë dua të kërkoj botës një solidaritet të një niveli më të lartë për të krijuar një lëvizje të fuqishme kundër kërcënimeve me luftë të SHBA-së,” tha presidenti Bolivarian./globalresearch/Gazeta Impakt

OPINIONE