“Magazinë” me armë zjarri dhe municione luftarake, arrestohet i riu në Shkodër

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 24-vjeçar, si dhe ka sekuestruar armë zjarri, municione luftarake dhe targa e sende të tjera.

Policia ka publikuar dhe pamjet e aksionit, ku shihet “magazina” e të riut e mbushur me armë e municione.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vijon puna për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje. Finalizohet operacioni policor i koduar “Kiras”

Operacioni nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”.

Arrestohet në flagrancë një 24 vjeçar nga policia

Sekuestrohen dy armë zjarri, municion luftarak, dylbi disa palë targa e sende të tjera

Në zbatim të planit të masave për goditjen e personave që mbajnë armë pa leje, strukturat e DVP Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kiras”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit :

S. B. 24 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri pistoleta, një palë dylbi, dy krëhëra automatiku me 60 fishekë, dy krëhëra pistolete me 14 fishekë, targa automjetesh, 3 telefona celular, aparat DVR, një thikë, një automjet e sende të tjera.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne