MAKSUT EFENDIU NGA PRESHEVA

Nga: Nexhat Ibrahimi

Shejh Maksuti u lind më 1816 në Preshevë. Nuk ka të dhëna të mjaftueshme për rininë e tij, por dihet se familja e tij ishte shumë aktive në politikë e aktivitete. Njihte shumë gjuhë të huaja, kishte lidhje me krerët dhe bajraktarët e trojeve shqiptare. Mbante lidhje edhe me Mehmet Ali Pashën në Egjipt. Ishte kryetar dege i Lidhjes së Prizrenit për Preshevën. Për shkak të aktiviteteve antiqeveritare, u arrestua dhe u dërgua në Stamboll, por pas një kohe të shkurtër u kthye në Preshevë. Vdiq më 1887 po në Preshevë.

Burimi: Nexhat Ibrahimi, Fjalor Enciklopedik Islam, Logos-A, Shkup, 2017.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne