Shqiperia

Malaj ‘shpërthen’ kundër Veliajt: Kur do të ndalet me ligj ky keqqeverisës

Ish-ministri i Financave, ekonomisti i njohur Arben Malaj, ‘shpërtheu’ me akuza ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Malaj shkruan se banorët e rrugës Faik Konica po gjobiten disa herë në ditë vetëm pse duhet hapur rruga për betonieret e privatëve.

Malaj publikon edhe SMS-në e Erion Veliajt, që thuhet se u bë një nga shkaqet për gjobën e rëndë ndaj Shqipërisë në Arbitrazh për çështjen e Agon Channel.

“Vetëm në 6 ditët e para të vitit 2020, rezidentët e rrugës “Faik Konica” janë gjobitur 2 deri në 4 herë nga bashkia e Tiranës vetem se bashkia e do rrugën bosh për betonierët e privatëve. Veliaj, ky shites fiqshe që bën dasmën në kala, Mazniku që fle me 900 euro nata, qeverisin me arrogancë dhe babëzi.

Veliaj, me papërgjegjshmërinë dhe arrogancën e tij ministrore me disa SMS si kjo, po u rëndon taksa-paguesve të varfër shqiptarë një gjobë 110 milionë euro.

Kur do ndalet me ligj ky keq-qeverisës i paditur, fodull dhe arrogant. Nuk tremben shqiptarët nga arroganca e tigrave prej letre,” shkruan Malaj.

/tpz

OPINIONE

INTERVISTA