Malajzi: Mahathir Muhamed rikthehet në politikë, kësaj here me fitore

Aleanca e udhëhequr nga Mahathir Muhamed fiton 112 ulëse në parlament, duke i dhënë fund udhëheqjes 60 vjeçare të Barisan Nasional.

Opozita e udhëhequr nga njeriu që i tha “JO perëndimit”, ish kryeministri i Malajzisë Mahathir Muhamed, ka fituar shumicën parlamentare – një fitore shokuese që i jep fund udhëheqjes së koalicionit Barsian Nasional për 60 vjet me radhë.

Komisioni zgjedhor ka thënë se opozita ka fituar 112 ulëse ndërsa BN ka fituar 76, ku i gjithë parlamenti ka 222 deputetë.

Mahathir ka thyer një rekord pasi ai ka fituar në moshën 92 vjeçare, duke e lënë anash pensionin e për ta udhëhequr Malajzinë.

Mahathir kishte thënë se do ti fitonte zgjedhjet. Ai pritet të jetë kryeministri më i vjetër në botë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne