Malajzi – Populli mbledh 41 milionë $ për pagimin e borxhit të jashtëm

Përmes një komunikate të shkruar Ministria e Financave bën të ditur se shuma e parave që janë mbledhur nga populli brenda dy muajve me anë të Fondit të Shpresës ka arritur në 41 milionë dollarë.

Në një prononcim ministri i Financave, Lim Eng tha se qeveria nuk ka vendosur ndonjë objektiv lidhur me sasinë e parave që do të mblidhen, duke shtuar se donacionet do të përdoren në interes të vendit.

Populli malajzian vetëm ditën e parë, më 30 maj kur u aktivizua fondi, kishte dhuruar 1,76 milionë dollarë.

Sot Malajzia ka 252 miliardë borxh të jashtëm, i cili është bartur nga periudha e ish-kryeministrit Nexhip Rezak.

Në kuadër të masave të kursimit në vend ishin ulur me 10% edhe pagat e ministrave./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne