Rajoni

Mali i Zi e përkrah dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Presidenti Thaçi dhe homologu i tij malazez, Millo Gjukanoviq, sot janë takuar ne Podgoricë dhe kanë biseduar për zhvillimet rajonale.

Përmes nga një statusi në faqen e tyre, dy presidentët kanë njoftuar për këtë takim.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, në Podgoricë. Biseduam për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, për thëllimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat institucionale dhe shoqërore. Diskutuam edhe për zhvillimet rajonale dhe për përpjekjet për forcimin e paqes dhe stabilitetit, si dhe për të ardhmen euroatlantike të rajonit si tërësi. Ishte inkurajuese përkrahja e presidentit Gjukanoviq për përpjekjet e shtetit të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërshtetërore, me lehtësimin e Bashkimit Evropian, që përmes negociatave dhe në mënyrë paqësore të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Marrëveshja ndërshtetërore Kosovë – Serbi do të jetë një kontribut shtesë për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, si dhe për perspektivën e përbashkët evropiane”, ka shkruar Thaçi.

Burimi: Mesazhi.com

OPINIONE

INTERVISTA