Marinsi i Navy Seal që vrau Bin Ladenin nxirret me shqelma jashtë nga avioni në gjendje të dehur

Një marins amerikan që thuhet se ka qëlluar në kokë Osama bin Ladenin në vitin 2011, raportohet se është nxjerrë me shqelma jashtë një avioni për shkak të gjendjes së dehur, sjelljes se pahijshme dhe veprimeve agresive. Ndërsa asistenti i tij pohoi se raportimet mbi incidentin ishin ekzagjeruar, mediat sociale publikuan reagime të ndryshme.

Robert “Rob” O’Neill, marinsi i njohur amerikan i Navy Seal i cili thuhet se vrau Osama Bin Ladenin në vitin 2011, u detyrua të nxirrej me force nga një fluturim komercial nga Nashville për në Dallas, raporton TMZ. Një anëtar i personelit të avionit tha për TMZ se vuri re se O’Neill ishte shumë i dehur dhe në atë gjendje nuk munt të udhëtonte. Kur i thanë se duhej të dilte nga avioni, ai filloi të bërtiste dhe të ofendonte personelin me fjale të pista.

Kur O’Neill u qetesua, i thanë edhe një herë se duhej të linte aeroplanin, por kësaj radhe O’Neill u bë agresiv dhe i dhunshëm, keshtu që u desh të thirrej policia.

Sipas the Sun, ai nuk u arrestua dhe linja ajrore e mbajti të rezervuar fluturimin e tij.

The Montana Standard kontaktoi me Kris Kellyin, ndihmësin e O’Neillit, i cili në një email pretendoi se ngjarja sipas TMZ ishte e pasaktë.

“E vërteta është ekzagjeruar pak, gjë që ndodh shpesh”, tha Kelly në një email. Ai shkruante se në të vërtetë O’Neill kishte pasur disa pije alkoolike me vete, kishte rënë në gjumë dhe nuk kishte qenë agresiv. Argumenti kryesor që personeli i fluturimit zbuloi në lidhje me dehjen ishte sepse gruaja e O’Neillit, Xhessi u kërkoi atyre ti dorëzonin Robit telefonin të cilin e kishte harruar.

“Xhessi u befasua me largimin e Robit nga avioni sepse ai nuk kishte qenë aspak njeri agresiv dhe ata ishin nisur për të shkuar në disa vende të ndryshme. Nuk pati asnjë veprim negativ kundrejt personelit të fluturimit, përveç largimit të dyshimtë,” tha Kelly në email.

Situata shkaktoi reagime të ndryshme në mediat sociale. Ndërkohë që disa mbronin marinsin e Navy Seal, duke thënë se një heroi të luftës duhej ti lejohej e dehura dhe pira kudo që ai dëshironte”, të tjerë theksuan se rregullat janë rregulla dhe duhet të zbatohen për të gjithë.

O’Neill ka një histori të gjatë me alkolin. Në 2016, ai u gjobit për drejtim mjeti në kundërshtim me rregullat e qarkullimit pasi policia e gjeti atë të përgjumur pas timonit në Montana, raporton the Sun. Policia tha se ai rezultoi me mjaft probleme në testin e alkolit. O’Neill i tha policisë se kishte kishte pire fare pak dhe se mund të kishte marrë Ambien, një ilac ndihmues për gjumë, raporton the Montana Standard. Si përfundim, zyra e Prokurorit në Butte-Silver Bow e hoqi akuzën për drejtim mjeti në kundërshtim me rregullat e qarkullimit kundër O’Neillit në tetor 2016, duke e ndryshuar atë në një akuzë të thjeshtë për kundërvajtje.

Në 2014, O’Neill deklaroi se ai ishte pjesëtar i skuadrës prej 6 anëtarësh të Navy Seal që vranë Bin Ladenin në një bastisje të 2 majit 2011 në kompleksin e kreut terrorist në Pakistan. Kjo deklarate u kritikua nga shokët e tij të Navy Seal, ku oficeri i marinës Brian Losey dhe shefi kryesor i forcës Majkëll Magaraci lëshuan një deklaratë publike për këtë rast./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne