“Marrëveshja e migracionit Turqi-BE vazhdon të japë rezultate”

Komisioni Evropian (KE) ka njoftuar se vazhdon të japë rezultate marrëveshja e migracionit mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE).

Zëdhënësja e KE-së, Natasha Bertaud, në një konferencë për media tha se, “Marrëveshja e migracionit mes Turqisë dhe BE-së vazhdon të japë rezultate. Falë marrëveshjes migracioni i parregullt është ulur me 91 për qind”.

Ajo tha se Turqia dhe BE-ja u përmbahen angazhimeve lidhur me marrëveshjen duke shtuar se po ndjekin nga afër rritjen në rrjedhën e migrimit të parregullt në Greqi dhe se vazhdojnë kontaktet me autoritetet.

Lidhur me rritjen e migrimit të parregullt kohën e fundit drejt ishullit grek Lesbos, Bertaud ka tërhequr vëmendjen se kjo është shumë më e ulët nga nivelet para marrëveshjes së migracionit Turqi-BE./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne