Masakër pas një sulmi me armë në një bankë, terroristi amerikan 21 vjeçar vëtëdorëzohet

Të paktën 5 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi në një bankë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ngjarja e rëndë ndodhi në një bankë SunTrust në Florida.

Autori i ngjarjes hyri në bankë dhe nisi të qëllonte ndaj klientëve dhe personelit. Menjëherë pas ndërhyrjes së policisë, autori i identifikuar si Zephen Xaver, vetëm 21 vjeç, tentoi arratisjen, por pak çaste më pas u vetëdorëzua.

Të pranishëm në vendngjarje ishin edhe forcat SWAT dhe FBI, pasi bëhej fjalë për një sulm terrorist.

 

 

Shefi i policisë tha për mediat se bilanci i viktimave është tronditës dhe se motivi i krimit është ende i paqartë.

Familjarët e autorit të ngjarjes së rëndë, thanë se ndihen keq për tragjedinë dhe se janë zemërthyer me veprimin e pakuptimtë të 21-vjecarit.

 

Babai i të riut tha se djali i tij ka pasur probleme dhe kishte dhënë dorëheqjen nga puna dy javë më pare, por ai asnjëherë nuk kishte dëmtuar dikë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne