Maturanti tregon para kamerave: Kopjuam në provim, na lanë vetë mësuesit!

Pasi kishte mbaruar provimin e maturës, një prej nxënësve të shkollës, Andon Zako Çajupi tregoi për kamerën e Top Channel se gjatë provimit nxënësit kishin pasur mundësi të kopjonin, pasi vetë mësuesit i kishin lejuar të flisnin dhe të komunikonin me njëri tjetrin.

Siç është urdhëruar nga ministria e Arsimit, nxënësit u testuan në klasa, korridore dhe palestra. Disa të survejuar nga kamerat, shumë të tjerë larg syrit të tyre. Por, të gjithë të vëzhguar nga administratorët. Rreth 37 mijë maturantë, përfshirë këtu edhe përsëritësit, u testuan ditën e hënë në provimin e parë të detyruar të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj.

Provimi filloi në orën 10.00 dhe përfundoi më herët se orari i parashikuar në udhëzim. Rreth orës 12 e pak minuta nxënësit dolën në oborr, megjithëse rregullorja parashikon që dalja e tyre të bëhet në orën 12.30 për të gjithë njësoj.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=6v7CjbDY6EA?feature=oembed]

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne