Mbi 300 protestues të arrestuar në Egjipt

Në Egjipt, që nga protestat e ditës së premte e deri më tani, janë arrestuar të paktën 300 persona.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Qendra e të Drejtave Ekonomike dhe Sociale të Egjiptit me seli në Kajro bëhet e ditur se që nga protestat e ditës së premte e deri më tani janë arrestuar 356 persona.

Edhe avokati egjiptian dhe aktivisti i të drejtave të njeriut, Halid Ali në një deklaratë të postuar më median sociale Facebook bëri të ditur se numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në 300, por emrat e tyre nuk janë qartësuar ende.

Prokuroria e Lartë e Shtetit për Sigurinë, që interesohet për çështjet e sigurisë kombëtare, deklaroi se kanë filluar të merren në pyetje ata që janë arrestuar dhe ndër ta ka edhe studentë, gazetarë, aktivistë dhe avokatja Mahinur el-Masri.

Videot që filluan të publikohen 2 javë më parë në median sociale nga kontraktuesi egjiptian, që jeton në Spanjë, Muhammed Ali, u përhapën në një kohë të shkurtër dhe gjetën mbështetje në rrugët e Egjiptit.

Ali shpjegoi se prej një kohe të gjatë punon me udhëheqjen dhe i di parregullsitë (korrupsionin) e bërë vitet e fundit në vend dhe tërhoqi vëmendjen fakti se ai mori në shënjestër veçanërisht Presidentin Abdulfettah es-Sisi.

Në median sociale, numri i ndjekësve të tij u rrit me shpejtësi për një kohë të shkurtër dhe ai postoi hashtagun “Sisi, kaq mjafton”.

Pas mbylljes së këtij hashtagu, që për një kohë të shkurtër arriti në 1 milionë, Aliu kishte bërë thirrje për protestë pas ndeshjes së ditës së premte për superkupën të skuadrave egjiptiane të futbollit, Ehli dhe Zemalik./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne