Mbiemrat shqiptaro-turq, më pak shanse për të marrë banesa në Zvicër

Një hulumtim i realizuar me porosi të Zyrës Federale për çështje të Banesave (BWO) ka ardhur në përfundimin se gjasat që të ftohesh për ta shikuar banesën për të cilën ke aplikuar, janë shumë më të ulëta, nëse aplikimin e ke bërë me një emër që tingëllon si i huaj.

Rreth këtij hulumtimi ka shkruar sot gjerësisht gazeta “SonntagsBlick”.

Grupi hulumtues i përbërë nga studiues të universiteteve të Gjenevës, Neuchatelit dhe Lozanës i ka dërguar në mes të marsit dhe tetorit të vitit 2018 11.000 aplikime për të shikuar banesat që jepeshin me qira. Ata u janë drejtuar shpalljeve të vërteta për lëshim të banesave me qira në gjithë Zvicrën. Por, me këtë rast, njërën kërkesë e kanë nënshkruar me një mbiemër tipik zviceran e tjetrën, me mbiemra karakteristikë për komunitetet e huaja. Këtu hyjnë mbiemra gjermanë, francezë, italianë, kosovarë (shqiptarë) dhe turq.

Rezultatet kanë treguar se personat me mbiemra kosovarë ose turq kanë pasur shanse dukshëm më të ulëta që të ftohen për të vizituar banesat e shpallura të lira.

“Veçanërisht të hendikepuar janë njerëzit me “mbiemra të gabuar”, kur ata interesohen për ndonjë banesë me çmim shumë të volitshëm të lëshuar nga qiradhënës privatë.

Në objekte dhe raste të tilla, shkalla e përgjigjeve pozitive  që marrin personat me mbiemra të tillë është afër 10% më e ulët se e atyre me mbiemra zviceranë.

Pra, siç konstaton gazeta, mbiemrat si: Berisha, Krasniqi, Bajrami etj. janë “garancë” për t’u diskriminuar nga qiradhënësit.

Diuskriminimi është më i ulët kur banesat e lëshuara me qira kushtiojnë shtrenjt (mbi 3000 franga në muaj) dhe në qytete të mëdha, ka konstatuar veç tjerash hulumtimi./albinfo

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne