Mbyllen hetimet për dosjen “Toyota Yaris”, prokuroria komunikon akuzën

Përfundojnë hetimet për dosjen e Toyota Yaris dhe i komunikohet akuza ‘grupit të strukturuar kriminal”, ndaj Edi Likës, Klevi Likës dhe Alban Mollaymerit.

Për të njëjtën dosje po kryhen hetime edhe nga prokuroria belge e cila mori në pyetje të arrestuarit në Shqipëri si dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Të arrestuarit kanë mohuar lidhjen dhe dijeni për paratë e fshehura në dy automjetet.

Të arrestuarve i është komunikuar akuza e pastrimit të produkteve të veprës penale pasi në qershor 2018 iu sekuestruan 3.4 mil euro në dy automjete Toyota Yuris që vinin nga Belgjika.

Agim Cekës i pushohet akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe i komunikohet akuza vetëm për armëmbajtje pa leje pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një pushkë./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne