Bota

‘Më vjen keq’, kërkon falje babai i terroristit të Torontos që vrau 10 presona

Babai i shoferit të Torontos, i cili la 10 të vdekur dhe 15 të plagosur, duke hyrë me automjet në një turmë këmbësorësh, kërkoi faljë për djalin e tij pas daljes nga gjykata.

Alek Minassian, 25 vjeç, bëri sot paraqitjen e parë para gjykatës, ku u akuzua për dhjetëra akuza për vrasje të shkallës së parë dhe për 13 vrasje në tentativë.

Ulur në rreshtin e parë, ndërsa akuzat u lexuan kundër djalit të tij,  ishte Vahe Minassian.

Djali i tij u akuzua për vrasje masive, ndërsa ai ishte i vetmi anëtar i familjes që erdhi në gjykatë, ndërsa nëna e të dyshuarit nuk ishte e pranishme.

Babai i Alek Minassian pas daljes nga gjykata u tha gazetarëve se nuk kishte folur me djalin e tij që nga arrestimi i tij, dhe kur u pyetën nëse ai kishte ndonjë mesazh për të dërguar në Toronto, ai u përgjigj: ‘Na vjen keq’.

Sipas nënës së tij Sona Minassian e cila është shprehur se djali i saj kishte Sindromën e Aspergerit, një formë autizmi.

Ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau u shpreh se autoritetet nuk shohin kërcënim të sigurisë kombëtare.

Trudeau tha se Kanadaja do të bëjë gjithçka që mundet për t’i mbajtur qytetarët e saj të sigurt, duke u qëndruar besnikë vlerave të saj.


Babai i shoferit të Torontos duke dalë nga gjykata

a.de.

OPINIONE