Media e shkruar ruse i kushton vend të gjerë takimit Erdogan-Putin

Shtypi rus i kushtoi një vend të gjerë takimit ndërmjet Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryetarit të Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin, realizuar të martën në Panairin Ndërkombëtar të Aviacionit dhe Hapësirës “MAKS-2019”, i cili organizohet mes datave 27 gusht – 1 shtator në Aeroportin Ndërkombëtar “Zhukovsky” të Moskës.

Agjencia e lajmeve “TASS” e përcolli këtë zhvillim nën titullin “Rusia dhe Turqia bisedojnë për blerjen e avionëve Su-35 dhe Su-57”.

Në detaje të këtij lajmi theksohet se lideri turk është informuar lidhur me avionët dhe helikopterët luftarakë rusë.

Kurse gazeta “Izvestiya” shkroi se Putini dhe Erdogani diskutuan për prodhimin e përbashkët në industrinë ushtarake.

E përditshmja “Kommersant” u ndal mbi Sirinë, një tjetër çështje e nxehtë e agjendës së takimit në fjalë, duke zgjedhur titullin “Liderët e Rusisë dhe Turqisë ranë dakord”.

“Pavarësisht se problemi i Idlibit është i ndjeshëm për të dyja vendet, Putini dhe Erdogani tërhoqën vëmendjen se dy vendet e tyre kanë marrëdhënie të ngushta”, nënvizohet mes rreshtave të lajmit.

Ndërsa agjencia informative “RIA Novosti” vuri në pah se që të dy liderët mbrojnë integritetin territorial të Sirisë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne