Media e Tel Aviv-it: si snajperisti i Hamasit ekzekutoi snajperistin izraelit

Portalit izraelit www.walla.co.il, ka raportuar një rast kur një snajperist i Hamasit, ka ekzekutuar një homolog të tij armik, mu në momentin kur të dy kishin shënjestruar njëri-tjetrin, pra si nëpër filma. Ka ndodhur kjo të dielën, në lindje të Rripit të Gazës, në afërsi të gardhit të sigurisë.

Sipas asaj çfarë shkruan portali, ushtari izraelit u godit nga një e shtënë prej pushkë-snajper gjysmë-automatike Barrett M82, prodhim amerikan.

Ai ka qenë një anëtar i Brigadës al-Qassam, ndërsa ushtari izraelit që mbeti i vrarë ishte një anëtar i njësisë-snajper në brigadën “Givati”. Snjaperist izraelit e ka patur në fole tarmikun palestinez, i ndodhur dhe ai në një pozicion ulur dhe i gatshëm për qitje drejt tij. Dhe më i shkathët është treguar snajperisti i Hamasit; një plumb dalë nga arma e tij ka përshkruar trupin e ushtarit izraelit.

Walla transmeton pohimet e burimeve ushtarake izraelite që pas këtij rasti kanë theksuar se snajperi në dorën e ushtrarit të Hamasit kërkon zgjuarsi të mirë dhe aftësi të jashtëzakonshme, pasi është më i avancuar, sidomos në gjuajtjet nga distanca të mëdha.

Kanali i dytë i transmetuesit kombëtar izraelit ka njoftuar më parë se ushtria izraelite është e njohur me faktin se Hamasi e ka këtë lloj snajperi, por që nuk i ka dhënë rëndësi të madhe.

Për këtë arsye, u tha ushtarët izraelitë në zonat pranë Gaza-s nuk janë të pajisura me kostume të veçanta të blinduara që të mund të mbrohen nga armë të një kalibri të tillë.

Dhe ky është konsideruar si një precedent kur është shfaqur avanca e Hamasit në armatim, për paradoks, me një prodhim amerikan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne