Media kineze: Industria e mbrojtjes, faktor gjallërues i rritjes ekonomike të Turqisë

Një lajm i transmetuar në kanalin televiziv kinez, “Fenghuang”, informoi opinionin publik të vendit me popullsinë më të madhe në botë rreth kontributit financiar që industria turke e mbrojtjes siguron për ekonominë e Turqisë.

“Eksportet e industrisë së mbrojtjes së vendit kanë mjaft popullaritet në tregjet ndërkombëtare dhe ndoshta janë një faktor gjallërues i brendshëm për rritjen ekonomike të Turqisë”, thekson transmetuesi kinez.

Sipas kanalit “Fenghuang”, edhe pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të mbërthejnë në darë Turqinë ekonomikisht, për t’u vlerësuar në veçanti është performanca ekonomike që Turqia po demonstron në industrinë e mbrojtjes.

“Kjo duket qartë në rritjen e vazhdueshme të shitjeve dhe në popullarizimin çdo ditë e më tepër të produkteve të suksesshme të industrisë turke të mbrojtjes në tregjet ndërkombëtare”, thuhet mes të tjerash në lajmin e televizionit kinez./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne