Mediat ndërkombëtare shkruajnë për vendimin e Presidentit Meta

Mediat botërore kanë shkruar për vendimin e Presidentit Ilir Meta për të shtyrë zgjedhjet lokale.

“Associated Press” shkruan se vendimin, Presidenti e motivon me nevojën për të zvogëluar tensionet politike në vend.

Presidenti Ilir Meta tha se veproi sepse “rrethanat aktuale nuk sigurojnë kushtet e nevojshme për zgjedhje të vërteta, demokratike, përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse” më 30 qershor.

Agjencia shkruan se mijëra shqiptarë që mbështesin opozitën politike u mblodhën për një protestë anti-qeveritare të shtunën. “Pas perëndimit të diellit, gazi lotsjellës dhe flakët mjegulluan rrugët e Tiranës”, thuhet në artikull.

Vendimi i Presidentit Meta ka patur jehonë edhe në media të tjera të mëdha, si “Washingtonpost”, “New York Post”, Francë 24m, ABC News në SHBA, etj./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne