Mediat siriane: Raketat e agresorëve nuk kanë goditur caqet e kërkuara

Mediat zyrtare siriane kanë njoftuar se raketat e agresorëve trepalësh, duke ju falënderuar sistemit të mbrojtjes ajrore të Sirisë, nuk kanë goditur caqet e dëshiruara.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, duke cituar burime mediatike siriane, bëhet e ditur se raketat e agresorëve trepalësh (Amerikës, Britanisë dhe Francës), nuk kan arritur në caqet e synuara. Mediat zyrtare siriane duke cituar burime të cilat kanë kërkuar të mos u zbulohet identiteti, kanë shkruar se, duke ju falënderuar sistemit të mbrojtjes ajrore të Sirisë, raketat e agresorëve trepalësh nuk kanë goditur caqet e dëshiruara. Nga ana tjetër Rusia ka njoftuar se asnjë raketë nuk ka rënë në rajonet që kontrollohen nga sistemet ruse të mbrojtjes raketore sidomos në Hmeim dhe Tartus./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne